Tirana ”Elektronike”

Zhvillimet e shumta teknologjike kanë sjell një hov te madh në shoqërinë njerzore.

Çdo gjë sot është bërë shumë e thjështë për të gjithë, jemi në një kohë ku teknologjia është futur thellë në jetët tona dhe ne nuk mund të bëjmë dot pa të, ose nuk e imagjinojmë dot të përditshmen pa lehtësimin që na ka sjellë teknologjia.

Screenshot_4.png

Përveç kësaj, mënyra më e mirë për një të riu për të kaluar kohën e lire në ditët e sotme është që ta shpenzojë atë në një qëndër interneti, ku atje ai futet në botën virtuale dhe zor se del më prej saj.

Në çdo cep të Tiranes ti do të gjesh qëndra interneti, qëndra ku luhet ps3-ps4 apo zona si psh ” Albanian Gameing Arena”, “Nexus Gameing”, Bistro ps3-ps4, Energy ps3-ps4 e shumë të tjera.

23130919_869836919846526_3011325781324630334_n.jpg

Sipas disa të rinjëve që shpenzojnë kohën e tyre në këto qëndra thonë që kanë provuar të paktën njëher në jetë çdo lojë të re që del ne treg.

Screenshot_3.png

Ata gjithashtu përmendin kampionatet e ndryshme të futbollit si ne Fifa 2017-2018, Pro evolution  Soccer ose shkurt PES, contra strike një lojë e cila luhet në një grup prej shumë vetash ku ti zgjedh karakterin tënd nëse do të jesh polic ose terrorist, si dhe loja që po fiton një popullaritet të madh League of Legends ku të gjithë shprehen që kjo lojë do të thyjë çdo barrierë të mundëshme.

nexus-gaming-janakpuri-delhi-video-game-parlours-186d52f.jpg

Mesa duket Tirana po kthehet në një qëndër te madhe elektronike për të rinjtë, të cilët i kanë harruar lojërat klasike që lujen në realitetin shoqëror dhe janë futur në labirintin e madh elektronik, dhe shpenzojnë një kohë të konsiderueshme duke luajtur kryesisht lojëra elektronike qofshin këto për Pc ose edhe në ps3-ps4., secili zgjedh mënyrën e vet për tu bërë pjesë e kësaj bote të re që çdo ditë eksplorohet nga miliona përdorues.

Screenshot_1.png

Me këto hapa galopant sipas studiuesve thuhet që bota elktronike do vazhdoj të ecë akoma edhe më shumë përpara deri në atë pikë sa roli i njeriut do te degradohet./ Daniel Kojku

Leave a comment