League of Legend, loja elktronike që po pushton botën

League of legend një nga lojërat më të famshme në botë që po merr një hov zhvillimi shumë të madh. Ajo u lancua si lojë në vitin 2004 dhe në vitin 2009 ajo numëroi më miliona përdorues në Amerikë.

screenshot-mobile-legends-game.jpg

Kjo lojë nuk kishte si mos të mungonte edhe ne Shqipëri ku lojtarë te grupmoshave të ndryshme ahpenzojnë me orë të të tëra para kompjutrit, në mënyrë qe të rrisin aftesitë e tyre.

Ergys hasan belli një nga profesionistët meë të mire në Tiranë na shpjegon se si funksionon kjo loë: League of legend një lojë e cila luhet në grup, pra 5 kundra 5.  Si rregull në fushën e lojës gjithçka është e ndarë, ku njëri nga lojtarët qëndron në mes të fushës, 2 në krahun e majtë dhe dy në krahun e djathtë.

Screenshot_9.png

Ai shprehet se pikësynimi i kësaj loje është që të shkatërrohen kullat, të fitosh monedha nga vrasjet në ekipin kundërshtar të blesh sa më shumë armë në mënyrë që skudra jote të forcohët sa më shumë. Loja mund te zgjasë maksimumi 1 orë dhe ajo mbaron ateherë kur skudra jote mer kullën kryesore te armikut.

Screenshot_10.png

Por e veçanta e kësaj lonë është se mund ta luaj kushdo, dhe nuk ka rëndësi mosha por duhen vetëm aftësi dhe punë në skuadër.

Në fillimet e veta kjo lojë u lacua vetëm në formë argëtimi dhe nuk e imagjinonte dot njeri që kjo lojë do kthehej në një formë biznesi. Çdo vit organizohet një kampionat botëror ku skuadrat më të mira në planet shfaqin talentin e tyre, ky kampionat ndiqet nga miliona shikues.

maxresdefault (1).jpg

Sipas faqes zyrtare të League of Leagend vetëm ne 2017 ishin rregjistruar gati 670 milionë përdorues nga e gji thë bota. Përveç kesaj edhe ne Tiranë organizohen kampionate të kësaj loje, ku në vende të veçanta si “Albanian Gaming Arena” që ndodhet afër sheshit ëilson dhe ” Nexus Gaming”etj., të rintë të grupmoshave të ndryshme shkojnë dhe provojnë aftësitë e tyre në këtë lojë.

Screenshot_1.png

Disa lojtarë thanë që, kjo lojë po bëhet aq shumë virale në Tiranë që çdo vit konkurrenca sa vjen edhe rritet.

Pra me pak fjalë kjo ishte loja elektronike që po pushton botën elektronike dhe po tërhëq të rinjtë që të hyne në labirintin elktronik./ Daniel kojku

Screenshot_9.png

Leave a comment