Femijët modern dhe preferenca për video-lojrat

Studimi i kryer nga firma energjitike E.ON tregoi se pëlqimi i lojrave elektronike filloi të vërehej në vitet 1980.

Për herë të parë në këto 50 vitet e fundit, lojrat kompjuterike kanë zëvendësuar kukullat në renditjen e lodrave të preferuara nga vajzat.

Related image

Një studim mbi dëshirat e fëmijëve ka zbuluar se djemtë i kanë kthyer kurrizin lojrave ndërtuese në favor të lodrave moderne kompjuterike të tilla si iPods, Playstation dhe Xbox. Dëshirat e reja kanë lënë në hije lodrat e tilla si Lego, Meccano, Barbie dhe Cabbage Patch Dolls.

Related image

Related image
Studimi i kryer nga firma energjitike E.ON tregoi se pëlqimi i lojrave elektronike filloi të vërehej në vitet 1980 me daljen në treg të Nintendo Game Boy. Që prej asaj kohe këto lojra evoluan në ato që ne sot i njohim si Playstation të prodhuara nga Sony, Xbox të prodhuara nga Microsoft dhe Wii nga Nintendo.

Image result for boys playing xbox
Në fakt, lojrat elektronike kaluan nga lodrat e pesta më të pëlqyera në vitet ’80 tek lojrat më të pëlqyera për fëmijët e shekullit XXI, tregon studimi. Lodrat ndërtuese renditen në vendin e dytë të listës së dëshirës së lodravë, ndërsa kukullat janë renditur të tretat. Numri i fëmijëve që zotërojnë lodra me bateri është trefishuar gjatë periudhës së marrë në studim nga kaluar nga 10% në 34%./Daniel Kojku

Leave a comment